Fatijona Bajraj i bashkohet Listës “për Familjen”: një zë i fuqishëm letrar dhe kulturor për një vizion të ri

Poetja, përkthyesja dhe botuesja e njohur Fatijona Bajraj i është bashkuar koalicionit Lista “për Familjen,” duke sjellë me vete një bagazh të pasur në fushat e letërsisë dhe kulturës. E lindur dhe rritur në Skënderaj, Bajraj ka ndjekur studimet në degën e orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si autore dhe përkthyese nga gjuha turke.

“Ajo është themeluese e shtëpisë botuese “Frymëzimi” dhe e revistës letrare “Uji,” si dhe gazetës online “Frymëzimi.” Përveç pesë përmbledhjeve poetike, Bajraj ka përkthyer dhjetëra vepra dhe punimet e saj janë botuar në disa revista letrare prestigjioze turke, duke e bërë emrin e saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, Fatijona Bajraj, një zë i fortë për të bukurën dhe kulturën, i bashkohet Listës “për Familjen,” duke sjellë një mbështetje të re nga të rinjtë dhe të rejat që kërkojnë një adresë të përbashkët për vlerat dhe vizionin e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP