EULEX-i prezanton të gjeturat nga monitorimi i drejtësisë
EULEX prezanton sot raportin e tij të katërt publik për monitorimin e drejtësisë, i cili vlerëson nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga monitorimi i sistemit të drejtësisë.
Ky prezantim, që do të nisë në ora 10:00, do të ketë pjesëmarrës si Ardian Hajdaraj, kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Albert Zogaj, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe të tjerë.
