Amerika ndihmon lidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës

Rektorati i Universitetit ishte ndalesa për përfaqësuesit e USAID-it në Prishtinë aty ku shkuan për të folur rreth projekteve dhe mundësive se si shkollimi në Universitetin e Prishtinës të jetë në harmoni me nevojat e tregut të punës.

Nga menaxhmenti i UP-së u pritën Eric Guetschoff, zyrtar për ndërmarrjet private dhe Merita Teliqi – Devaja, specialiste për menaxhimin e projekteve në Zyrën e USAID-it në Kosovë në atë që u quajt takim njohës i menaxhmentit të UP-së, USAID-it dhe Universitetit të Iowa-s.

Ky universitet po zbaton projektin e USAID-it “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, një program pesëvjeçar, qëllim i të cilit është t’u ndihmojë universiteteve që të ofrojnë mundësi edukimi më të lidhura me ekonominë.

Mysafirët u pritën nga rektori Arben Hajrullahu, prorektori Avni Hajdari dhe këshilltarja ligjore e rektorit, Rina Mehana.

Ndihmat nga shteti amerikan dhe institucionet arsimore janë të vazhdueshme ndaj UP-së.

Universiteti ka një memorandum bashkëpunimi me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, si agjenci federale amerikane, nga programi  “Compact” ku Kosova ka përfituar mbi 200 milionë dollarë.


Go to TOP