Rafuna: SHBA-të kanë pranuar të parët produktet tona
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për investimet amerikane në Kosovë, thekson se SHBA-ja, përveç që ka mbështetur shtetësinë e Kosovës, është edhe vendi i parë që ka njohur produktet e saj. Ai potencon se vlera e investimeve direkte amerikane në Kosovë ka kaluar shifrën prej 500 milionë eurosh, dhe sipas tij, këto investime janë në rritje.
“Në pesë vitet e fundit kemi parë një rritje që nga viti 2020, ku vlera totale e eksporteve ka arritur në 431 milionë euro, ndërsa importet janë mbi 700 milionë. Është inkurajuese që produktet tona kanë filluar të eksportohen, gjë që ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendas. Po ashtu, SHBA-ja ka ndihmuar në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë. Investimet direkte nga SHBA-ja janë rritur për 8% dhe kanë arritur në 530 milionë euro, duke qenë në një trend të vazhdueshëm rritjeje. Edhe pse kemi vërejtur një rënie të eksporteve në vitin 2023, është e rëndësishme që ka lëvizje në treg çdo vit,” tha Rafuna për RTV21.
