Konjufca uron Trump për zgjedhjen e tij president i ShBA

Kreu i Kuvendit te Kosovës Glauk Konjufca ka uruar Donald Trump per fitoren e tij n’ zgjedhjet presidenciale te ShBA. Ai tha se mezi po pret ta fillojnë punën me administratën e re.

“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Mezi pres që të fillojmë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera.

ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump.”, ka shkruar Konjufca. /Kosova.info/


Go to TOP