Qendrat e votimit u mbyllën në më shumë se 40 shtete

Nga 50 shtetet e ShBA-së, ku u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, qendrat e votimit u mbyllën në më shumë se 40 prej tyre, përfshirë Qarkun e Kolumbias.

Deri më tani, Harris dhe Trump siguruan fitore në shtetet ku pritej.

Rezultati përfundimtar do të varet nga shtatë shtetet e papërcaktuara: Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Miçigani, Arizona, Uiskonsini dhe Nevada.

Qendrat e fundit të votimit do të mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.


Go to TOP