Tregjet botërore të aksioneve shënojnë rritje

Derisa investitorët po monitorojnë nga afër rezultatet e zgjedhjeve në ShBA, indekset standarde të aksioneve në Japoni dhe Australi shënuan rritje të mërkurën në mëngjes.

Dollari amerikan, ndërkaq, ishte më lart kundrejt monedhave të tjera kryesore.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë ndikim të madh në ekonominë globale, veçanërisht në Azi.

Por, nuk është ende e qartë nëse rezultati i zgjedhjeve do të dihet gjatë orarit të tregtimit në Azi, pasi numërimi i votave në shtetet e papërcaktuara mund të marrë disa ditë kohë.


Go to TOP