Kosova e Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për fillimin e linjave ajrore direkte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite, kanë nënshkruar një marrëveshje për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Aliu theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për aviacionin civil, duke e konsideruar si një mundësi për hapjen e linjave ajrore direkte ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, Ali Bin Mohammed Rajab u shpreh se marrëveshja do të lehtësojë udhëtimet e qytetarëve, transportin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe do të nxisë zhvillimin e biznesit mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në prani të një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, të kryesuar nga Ministri për Haxh dhe Umrah, Tawfig Fawazan Alrabiah, si dhe zëvendësministri dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë. Kjo vizitë zyrtare në Kosovë synon forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore përmes nismave dhe marrëveshjeve të reja që janë në interes të përbashkët të dy vendeve.

Go to TOP