Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”
Partia Demokratike e Kosovës njofton se sot, z. Sami Lushtaku do të dorëzojë një padi kundër Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Një konferencë për media do të mbahet në ora 14:00, në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila udhëheq ekipin mbrojtës të z. Lushtaku. Adresa e zyrës është: Ulpianë, rruga “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2.
Njoftimi i plotë për mediat:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar mbi padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku kundër Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Konferenca do të mbahet në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila udhëheq ekipin mbrojtës të z. Lushtaku. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00, në adresën: Ulpianë, rruga “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2.
Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të reflektuar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.
