Nimani për uljen e papunësisë në Kosovë: A është rezultat i punësimit apo i emigrimit masiv?

Profesori Artan Nimani nga Forumi Intelektual Evropa 2030 ka ngritur shqetësime mbi pretendimet e Qeverisë Kurti për uljen e papunësisë duke argumentuar se kjo është kryesisht rezultat i emigrimit masiv.

“Migrimi drejt vendeve si Gjermania, veçanërisht nga të rinjtë dhe profesionistët, ka boshatisur tregun e punës në Kosovë duke krijuar një iluzion të uljes së papunësisë”, ka shkruar ai.

Nimani thotë se, sipas statistikave, numri i banorëve nga Kosova në Gjermani është rritur me 151,000 brenda tre viteve, duke arritur në 594,000 në fund të vitit 2023. /Kosova.info/


Go to TOP