Arrestohet një person në Gjilan, ishte i përfshirë në një rast të grabitjes

Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të “Rrëmbimit”. Ai është vendosur në ndalim për 48 orë.

“Me datën 20.10.2024, Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në kuadër të hetimeve dhe veprimeve operative-hetimore, ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin A.C. (i lindur më 1987, mashkull kosovar). Arrestimi është realizuar në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim nga policia që nga data 20.07.2024, me dyshimin se, në bashkëpunim me tre persona të tjerë të arrestuar më parë, ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Rrëmbim’, ngjarje e cila ndodhi më 20.07.2024.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

Go to TOP