Apeli vërteton dënimin me të cilin dy të akuzuarit në rastin “Subvencionet 4” u dënuan me 3 vjet e gjysmë burgim dhe 7 mijë euro gjobë
Në rastin “Subvencionet 4”, Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Gjon Musollit dhe Halit Berishës, duke vërtetuar dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Musolli u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë, ndërsa Berisha u dënua me 1 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë.
Ankesat për dënime më të lehta u refuzuan, pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se dënimet ishin proporcionale me veprat penale të kryera, përfshirë dhënien e ryshfetit dhe mashtrimin me subvencione. Gjykata arriti në përfundimin se dënimet e shqiptuara janë të mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprave penale nga të akuzuarit dhe për të arritur qëllimin e rehabilitimit të tyre.
