Demaj dhe Dodes mysafirë në Radio “Vatikan” – përvojë e veçantë në platformë botërore

Presidenti i Radio “Maria” për Kosovën, Emanuel Demaj së bashku me Shtjefen Dodes, ishin dje mysafirë në Radio “Vatikan”.

Gjatë kësaj interviste të veçantë, ata ndanë përvojat dhe mendimet e tyre në një nga platformat më prestigjioze botërore.

“Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritja bënë që kjo eksperiencë të mbetet e paharrueshme për të dy. Intervista do të transmetohet sonte në orën 18:00”, ka shkruar Demaj. /Kosova.info/

Go to TOP