Raportohet se është sulmuar ish- lideri i Listës Srpska Goran Rakiq
Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është sulmuar brutalisht mbrëmë në rreth orës 02:30 në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, duke u thirrur në burime të veta. Sulmi ka ndodhur para banesës së tij, ku dyshohet se agresorët e kanë pritur. Rakiq ka pësuar lëndime në dorë dhe kokë, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Sipas burimeve të EO, rasti nuk është raportuar në polici dhe po tentohet të mbahet i fshehur. Në përpjekje për të fshirë rastin nga regjistrat spitalorë, dyshohet se kryetari aktual i Listës Serbe, Zlatan Elek, po luan një rol në këtë proces.
Gazeta Express kontaktoi zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka informacione për një incident të tillë dhe se nuk ka pasur ankesa deri tani.
Gjithashtu sulmi ka ardhur si rezultat i përçarjes mes Goran Rakiqit dhe Milan Radojiçiq, i cili është konsideruar një figurë e rëndësishme në strukturat e krimit të organizuar në veri të Kosovës.
