Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. 

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet. 

Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme. /Kosova.info/

Go to TOP