Në 25 vjetorin e PDK-së, Krasniqi takoi bashkëshortet e Thaçit e Veselit

Në 25-vjetorin e themelimit të PDK-së, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka pritur sot bashkëshortet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në një postim në Facebook, i pari i PDK-së ka vlerësuar se ndjenë krenari që pjesë të rrugëtimit të tij jetësor kanë qenë Thaçi dhe Veseli.

Sipas tij, ata janë dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës

“Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën.

Sipas tij, urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë.

“Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP