Shëndeti mendor është komponent themelor i shoqërisë 

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, mbajti edicionin e gjashtë Kongresit ndërkombëtare ”Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, i cili do të mbahet për dy ditë me radhë.

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Psikologëve të Shqipërisë, Ilir Havolli, tha se shëndeti mendor është komponent themelor i shoqërisë sonë, për të cilin duhet të flitet hapur.

“Kjo ditë na kujton se shëndeti mendor, nuk është thjesht një aspekt i vogël i jetës sonë, por një komponent themelor që ndikon në mirëqenien tonë të përgjithshme. Kjo është një ftesë për të gjithë neve që të veprojmë dhe të flasim hapur për sfidat që i takojmë rrugës dhe të punojmë për të eliminuar stigmën që vazhdonë të mbështjellë problemet e shëndetit mendor. Sot shëndeti mendor duhet të jetë prioriteti ynë global dhe lokal”, theksoi ai

Neuorpsikiatëri, Ferid Agani, tha se shekulli 21 po e ballafaqon në veçanti qytetarin e Kosovës dhe të Shqipërisë me sfida të veçanta me ndryshme të jashtëzakonshme të teknologjisë, shoqërore, ekonomike e klimatike e që sipas tij mund të kenë konsekuenca në shëndetin mendor.

“Ndryshime të mëdha në shoqëri ku kemi, një ballafaqim të jashtëzakonshëm të trendëve globale, të shkuarjes nga një botë individualiste, pra një botë kur individi e ka peshën e tij të plotë, ndërsa njëkohësisht, ajo që për ne ka qenë deri vonë është edhe sot për shoqëritë tona shumë e rëndësishme, familja e cila për shumë profesionist si unë, tani më që katër dekada dhe prej profesorëve të mi që unë kam mësuar, ka qenë themeli i shoqërisë dhe baza e shoqërisë e që është pa si qendra e zhvillimeve shoqërore, e gjithnjë më shumë është në margjinat e zhvillimeve, si shoqërore ashtu ekonomike dheri politike. Ky konfrontim i dy trendëve aktuale në botën moderne kërkon përgjigjen e shkencës së psikologjisë”, thaAgani.

Në këtë kongres morën pjesë edhe psikiatër e psikologë nga Italia e Gjermania, të cilët online shkëmbyen përvojat e tyre.

Punimet e Kongresit ndërkombëtar “Shëndetit mendor, sfidat dhe e ardhmja” do të mbahen edhe nesër.


Go to TOP