Zogaj prezanton Forumin e Këshilltarëve Lokal: LDK forcon koordinimin politik në nivel lokal

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së, Alban Zogaj, ka njoftuar sot për themelimin e Forumit të Këshilltarëve Lokal, një trup i ri brenda organizimit partiak të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në këtë forum janë përfshirë të gjithë 209 asamblistët e zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, si dhe të gjithë drejtorët dhe kryesuesit. Ky forum synon koordinimin e politikave dhe përvojave lokale, duke përfaqësuar vlerat partiake në nivelin politik”, ka shkruar ai.

Zogaj theksoi se me këtë trup të ri dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, e ardhmja e LDK-së dhe e Kosovës mbetet e sigurt dhe e fortë. /Kosova.info/


Go to TOP