LDK në Gjilan: unitet dhe përgatitje për rrëzimin e qeverisë më 9 shkurt

Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, është mbajtur Kuvendi i XII punues, ku u miratuan orientimet programore dhe kandidaturat për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pesë kandidatët e miratuar, përfshirë Hazirin dhe figura të njohura si Lirije Kajtazi dhe Valentina Bunjaku Rexhepi, Avdyl Aliu e Bardhyl Syla u prezantuan si përfaqësuesit kryesorë të LDK-së.

Haziri falënderoi delegatët për mbështetjen e unitetit dhe ritheksoi se ky proces shënon fillimin e rrëzimit të sistemit që ka sjellë depresion politik dhe ekonomik në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP