Shtufi uron hebrenjtë për Vitin e Ri 5785: Shana Tova dhe paqe mbi të gjithë!

Publicisti Pal Shtufi ka uruar të gjithë hebrenjtë me rastin e Vitit të Ri hebraik 5785, i cili festohet në fillim të çdo vjeshte.

Duke theksuar rëndësinë e këtij populli që dha botës kulturën e të shkruarit, filozofinë, religjionin, moralin dhe shkencat ekzakte, Shtufi vlerëson ndikimin e tyre global.

Ai e konsideron një fat të përbashkët përkatësinë e Izraelit dhe të hemisferës amerikane, duke uruar gjithashtu për paqe mes hebrenjve dhe palestinezëve.

“Shana Tova,” përfundon mesazhi i tij. /Kosova.info/

Go to TOP