Ende e paqartë situata e Rodrit, nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi i tij
Rodri ka pësuar një lëndim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë.
“Mesfushor ka udhëtuar për në Spanjë për të marrë një konsultë të specializuar”, citon gazetari Fabrizio Romano në X.
Në anën tjetër, trajneri i tij te Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë që duhet ta gjejë një mënyrë që ta mbulojë mungesën e një lojtari të pazëvendësueshëmn, por që këtë duhet ta bëjnë së bashku si ekip.
Ai po ashtu tha se po merr lajme të ndryshme nga doktorë të ndryshëm – ku njëri po i thotë që është lëndim i rëndë, e tjetri që nuk është.
Spanjolli u lëndua në fundjavë gjatë përballjes me Arsenalin në derbin e Premier Ligës, ku ishte zëvendësuar pas diku.
