Osmani takon homologun nga Mauritania, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Neë York, është takuar me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se me homologun e saj kanë folur për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.

“Në Neë York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës”.

“Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Go to TOP