Presidentja Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit në New York: Potencial për bashkëpunim të shtuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit. 

Postimi i plotë i Presidentes Osmani: 

E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York. 

Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe. /Kosova.info/


Go to TOP