Gashi: Katër vjet nën udhëheqjen e VV-së janë vite të dështuara
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se do të angazhohen ti bindin qytetarët e Kosovës për një qeverisje ndryshe”.
“Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si legjislatura më e dobët në historinë e Kosovës. 4 vite të parlamentarizmit të qeverisë së VV-së janë të dështuara, e bazuar mbi idenë e popullizmit, prandaj këta 3 muaj që kanë mbetur do të angazhohemi ti bindim qytetarët e Kosovës për një qeverisje ndryshe”, ka thënë Gashi.
