Rama: Manifesta Biennial hapet në Barcelonë pas suksesit në Prishtinë
Pas suksesit të Manifesta Biennial në Prishtinë në vitin 2022, festivali ndërkombëtar i artit ka vazhduar rrugëtimin e tij me një hapje madhështore në Barcelona Metropolitana 2024, te Tre Oxhakët e Sant Andria de Besos.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në ngjarje dhe u takua me Kryetarin e Barcelonës, Jaume Collboni, Ministrin e Kulturës së Spanjës, Ernest Urtasun, dhe Drejtoren Themeluese të Manifesta, Hedwig Fijen, ndër të tjera figura të njohura nga arti, kultura dhe politika.
Rama njoftoi se së shpejti Prishtina do të mirëpresë kryetarët e Barcelonës dhe të Amsterdamit për të diskutuar bashkëpunime të mundshme. /Kosova.info/
