Presidentja i falënderon ushtarët amerikanë për shërbimin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar çdo amerikan që shërben në Kosovë. Ajo këtë gjë e ka theksuar pas njoftimit të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos se rreth 100 ushtarë po bëhen gati për t’u vendosur në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë në njoftimin e misionit të ShBA-së në NATO, thuhet se pjesëtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po vendosen jashtë vendit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. “Këta qytetarë-ushtarë do të trajnohen në Teksas, para se t’i bashkohen Operacionit Gardiani i Përbashkët për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP