Sot përurohen dy objekte të reja shkollore në Podujevë, merr pjesë Kurti
Sot do të përurohen dy objekte të reja shkollore në komunën e Podujevës, njëra në fshatin Dumosh dhe tjetra në fshatin Obrançë.
Të pranishëm në këtë përurim do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe zyrtarë tjerë qeveritarë e deputetë.
