Digjen dy automjete në oborrin e shtëpisë në Makovc, nuk dihen shkaktarët

Dy automjete të parkuara në oborrin e një shtëpie në fshatin Makovc të Prishtinës janë djegur.

Kjo si pasojë e një zjarri i cili sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ka qenë në rrethana të panjohura.

“Njësit relevante policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin  e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, njofton policia.

Go to TOP