Emini: Kosova në Lojërat Paralimpike në Paris, moment historik

Ditë më parë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës, para-atletit Grevist Bytyçi.

Kjo pasi për herë të parë, Kosova këtë herë merr pjesë në Lojërat Paralimpike në Paris, në mesin e 183 shteteve të botës.

Në lidhje me këtë ngjarje të veçantë, Njomza Emini, presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës, deklaroi sot për RTK-në se ky është një moment historik, krenarie e gëzimi.

Go to TOP