Juve në bisedime me Man Unitedin për Sanchon

Juventus i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit Jadon Sancho.

Ylli anglez e rregulloi raportin me trajnerin Erik ten Hag, por mbetet në shitje në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

“The Athletic” raporton se Juventusi tani i është bashkuar garës dhe aktualisht shihet si destinacioni më i mundshëm për Sanchon.

Sidoqoftë, një marrëveshje financiare për t’i kënaqur të gjitha palët nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.

Man United e vlerëson kartonin e Sanchos rreth 40 milionë funte, vlerë të cilën Juventusi assesi s’mundet ta paguajë.

“Zonja e Vjetër” pritet të ofrojë një marrëveshje huazimi me opsion blerje, që do ta shihte të kontribuonte edhe në pagën e lojtarit.


Go to TOP