E kanosi me armë një grua në Viti, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë një grua.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me pistolete viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP