Shahini: Privatizimi i kompleksit “Trepça”, çelësi për zhvillim dhe eksport

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka theksuar domosdoshmërinë e privatizimit të kompleksit “Trepça” për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, vetëm sektori privat mund të realizojë potencialin e plotë të Trepçës duke nxjerrë xehe, krijuar vende pune, dhe prodhuar materiale që do të eksportohen si produkte finale, jo si mbetje.

Shahini bëri thirrje për veprim të shpejtë, duke theksuar se vonesat mund të dëmtojnë mundësitë për zhvillim dhe rritje ekonomike. /Kosova.info/

Go to TOP