Shtufi zbulon të vërtetën e hidhur: Si u ndërpre rrita e pesë gjimnazistëve nga milicia jugosllave më 1980
Në një kujtim të dhimbshëm nga e kaluara, Pal Shtufi, ka ndarë një ngjarje tragjike që ndodhi më 17 nëntor 1980, kur dy vajza dhe pesë djem, përfshirë edhe vetë atë, u arrestuan nga milicia jugosllave për aktivitetet e tyre anti-jugosllave.
“Ky moment shënoi një kthesë dramatike në jetën e tyre, duke i ndalur përkohësisht rrugën e jetës dhe duke nisur një periudhë të vështirë, që për njërën prej tyre përfundoi me humbjen e jetës”, ka shkruar ai.
Ky rrëfim është vetëm një pjesë e historisë që do të zbulohet në librin e ri të Shtufit, që pritet të botohet së shpejti, ku do të trajtohen më në detaje rrethanat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje tragjike. /Kosova.info/
