Bislimi mbështet protestën: Serbia shkel të drejtat e shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Qeveria mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët sipas tij, vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se kërkesa e tyrë për respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore janë plotësisht legjitime dhe të drejta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet bashkëkombasit tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të kërkojë përkrahje për t’i dhënë fund diskriminimit të padrejtë”, ka thënë Bislimi. /Kosova.info/

Go to TOP