Besnik Tahiri i drejtohet me 10 pyetje Qeverisë Kurti: Pse nuk ka rritje pagash?
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ia ka parashtruar 10 pyetje Qeverisë.
Ai ka thënë se këto pyetje u interesojnë qytetarëve:
- Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
- Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?
- Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?
- Kur përfundon autostrada për Gjilan?
- Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?
- Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?
- Pse nuk ka rritje pagash?
- Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?
- Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?
- Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
- Ai ka pyetur edhe për urën mbi Ibër.
- “Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”
