E gjejnë armën në dërgesën që kishte për t’u nisur nga Gjakova në një shtet tjetër
Punonjësit e një kompanie transportuese kanë njoftuar se në një porosi që e kanë pranuar për ta dërguar në një shtet tjetër, ka qenë një revole.
Rasti po hetohet.
“IMPORT FURNIZIM I ARMËVE APO MATERJEVE PLASËSE- Rr. Minatori, Gjakovë / 03.08.2024 – 16:00. Punonjësit e një kompanie transportuese kanë pranuar një dërgesë për ta dorëzuar në një shtet tjetër nga një i dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë kontrollit të dërgesës është gjetur një revole e cila ishte e fshehur në dërgesë. Rasti në hetime.”
