‘Paris 2024’, eliminohet Manjola Konini

Garuesja shqiptare Manjola Konini i ka dhënë fund aventurës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Konini në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave është renditur e fundit të baterisë së saj duke u renditur kështu e 20-ta me 278 pikë.

Sa i përket serive të kryera në shpejtësi qitësja shqiptare arriti 291 pikë.

Në finalen e kësaj gare kalojnë tetë qitëse prej 40 garuesve.

Go to TOP