Kapet në Lipjan pasi kërkohej me vendim të gjykatës për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Në njoftimin e lëshuar të policisë thuhet se A.H. kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me një vit burgim për veprën “vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.

Go to TOP