Deçiq kalon në raundin tjetër të Conference League

Skuadra kampione e Malit të Zi, Deçiq, ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Conference League pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e sotme kundër Dinamo Batumi nga Gjeorgjia.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadion Pod Goricom” ka përfunduar pa gola.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjeorgji, Deçiq kishte fituar me rezultat 0-2, duke vendosur një bazë të fortë për kualifikimin. Rezultati agregat prej 2-0 i ka dhënë skuadrës ballkanase një vend në raundin tjetër të garës.

Go to TOP