U raportuan të shtëna në ahengje në Pejë, arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje
Gjatë fundjavës në Pejë janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm; njё armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm Njё (1) Armё pistoletё; njё karikator tё sё njejtёs armё; njё armё pistoletё Zoraki cal 9mm Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё; pesёdhjetё e nёntё gёzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Pejës.
“Katёr nga personat e dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr
48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt”.
Përndryshe, të dielën kanë ndodhur katër arrestime në pjesë të ndryshme të Kosovës nën dyshimin që kanë gjuajtur me armë në ahengje.


