KFOR ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë

Aviacioni Amerikan nga Komanda Rajonale Lindore e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ndihmoi sot në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.

Aviacioni Amerikan ndërhyri me tre helikopterë të pajisur me kova uji; dy prej tyre fluturuan drejt Shqipërisë dhe njëri drejt fshatit kosovar Babaj Boke/Babaj Boks, afër Gjakovës/Dakovica, për të neutralizuar rrezikun e përhapjes së zjarreve.

Pajisjet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri sa rreziku nga zjarret u eliminohet.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është përgjigjësi i tretë për sigurinë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

Go to TOP