Anija me 45 emigrantë dhe refugjatë u përmbys pranë Jemenit, gjenden katër të mbijetuar

Vetëm katër të mbijetuar janë gjetur pasi një varkë me të paktën 45 emigrantë dhe refugjatë u përmbys pranë Jemenit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Anija u përmbys të mërkurën mbrëma për shkak të erërave të forta dhe mbingarkesës pranë bregut të provincës Taiz, e cila kalon përgjatë skajit jugor të Detit të Kuq, thuhet në deklaratë.

Agjencia nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se po punonte me partnerët e saj për të ndihmuar të mbijetuarit.

Ajo tha gjithashtu se incidenti nënvizoi udhëtimet e rrezikshme midis Jemenit dhe Afrikës, raporton BBC.


Go to TOP