Aktorja nga Peja me një nga rolet kryesore në projektin gjigant turk ku bëjnë pjesë edhe yjet e Hollywood
Tringa Shala po vazhdon me karrierën e saj të suksesshme në Turqi.
Aktorja nga Peja prej dy vitesh është bërë pjesë e kinematografisë turke dhe së fundmi ka arritur të marrë një rol në një projekt gjigant që tashmë ka filluar xhirimet në Stamboll.
#Gjesi mëson se Tringa do të jetë pjesë e kastës kryesore të aktorëve, ku bëjnë pjesë edhe yjet hollivudian Tom So, i cili luajti në filmin e ‘’James Bond Casino Roya’’, Sherlock Homses, Afif Ben Bendra, i cili ishte pjese e ‘’Taken’’ dhe aktori kryesor i ‘’The Brave and the Beautiful’ Ronn Moss.
Filmi i përket zhanrit aksion dhe titullohet ‘’12 luftëtarët’’, dhe njëri nga 12 personazhet i takon aktores nga Peja, e cila është e vetmja shqiptare pjesë e këtij ekipi madhështor.




