Zhvillohen garat në not, çiklizëm dhe u përmbyllën me vrapim

Me organizim të Federatës së Triatllonit të Kosovës, u zhvillua gara prestigjioze që solli garues nga shtete të ndryshme.

Triatletët nga Bullgaria Boris Andreev te meshkujt dhe Anastasia Peycheva, e kanë dominuar edicionin e katërt të garës ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon”.

Me organizim të Federtes se Triatllonit të Kosovës, u zhvillua gara prestigjioze që solli garues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Shqipërisë.

Distanca e garës së notit ishte 750m, ajo e çiklizmit 20km e per ta mbyllur me vrapimin prej 5km.

Bullgari Boris Andreev, së bashku me atletin tonë Albion Ymeri, ishin të vetmit që arritën kohë, nën 1 orë.

Te femrat shkëlqeu dyshja bullgare Anastasia Peycheva dhe Selena Vlahova, ndërsa e treta u rendit Elisabeth Schleicher nga Austria.

E njëjta garë nxori edhe fituesit në garën vendore, të kampionatit të Kosovës, ku Albion Ymeri u shpall kampion, i ndjekur nga Genc Isufi qe doli i dyti dhe Pleurat Halili i treti.


Go to TOP