Dyshohet se u vodhën mbi 40 mijë euro para dhe stoli, policia deklarohet rreth rastit në Obrançë të Podujevës
Mbi 40 mijë euro dyshohet të jetë vlera e parave dhe stolive të arit që u vodhën në orët e mbrëmjes të së shtunës, në një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Kastrati”.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Prishtinës.
Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet nga informacionet e para dyshohet të jenë vjedhur stoli të ndryshme ari në vlerë të konsiderueshme si dhe para të gatshme.
“Në këtë fazë nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhja e Rëndë” dhe në mënyrë aktive po heton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen per Klankosova.tv
Rreth rastit janë prononcuar për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria e Prishtinës.
