Arrestohet një person, dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratisej nga Smrekonica

Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit pasi dyshohet se i ka ndihmuar në arratisje nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale”.

“Është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, tha Preteni.

Go to TOP