Djali sulmon nënën në Vushtrri për shkak të një telefoni

Një grua ka njoftuar policinë në Vushtrri se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP