Gjuan me armë gjatë ahengut familjar, dërgohet në mbajtje

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Organet e rendit njoftojnë se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 3 fishekë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP