Gjilanasi ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe vajzës, dërgohet në mbajtje
Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosovare. Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
