Arrestohet një person në Hajle të Vranocit, ishte hasur me pushkë gjuetie në krah

Është arrestuar një person në Hajle të Vranocit në Pejë, pasi i njëjti është hasur me një pushkë gjuetie në krah.

Policia ka bërë të ditur se pushka me tre fishekë është sekuestruar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ishte hasur me një pushkë gjuetie në krah”.

“Pushka me tre fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP